Ernesto Valverde mund të shkarkohet nga Barcelona pas nismës jo të mirë.
Tekniku spanjoll e di situatën e tij dhe ka folur rreth zërave që e qojnë në shkarkim atë.
“Nuk është asgjë e re”, tha fillimisht Valverde në pyetjen rreth zërave për shkarkimin e tij.
“E di që jam në një pozicion ku rezultatet kanë rëndësi. Trajneri është gjithmonë në qendër të vëmendjes”, deklaroi Valverde.
55-vjeçari thotë se skuadra e tij nuk e ka nisur mirë edicionin dhe duhet të këndellen.
“Nuk e kemi nisur mirë edicionin dhe kjo është një fakt, por nuk duhet të qëndrojmë duke vajtuar këtë nisje të keqe, por duhet të punojmë që të kalojmë këtë situatë”, tha Valverde.
Në pesë ndeshje e para në La Liga, Barcelona ka marrë dy fitore, ka një barazim dhe ka pësuar dy disfata. /Telegrafi/