Telegrafi

Valverde: Është privilegj të vij këtu, dua ta bëjë Barcelonën edhe më të madhe

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për herë të parë për media pasi u prezantua si trajner i klubit katalnuas.

Tekniku spanjoll ka thënë se është shumë i emocionuar dhe dëshiron të bëjë atë që Barcelona ka bërë në vitet e fundit.

Lexo po ashtu Valverde prezantohet te Barcelona (Foto)

“Është privilegj të vij këtu. Ndihem shumë me fat që klubi më kishte në mendje dhe më ofruan punën”.

“Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re në karrierën time. Është sfidë e madhe dhe kam qëllimin të bëjë Barcelonën edhe më të madhe që është”.

“Dua që gjërat të shkojnë mirë dhe dua që njerëzit ta shijojnë. Dua që tifozët të shikojnë një ekip që është i përkushtuar në fushë dhe mbi të gjitha i përkushtuar ndaj tifozëve”.

“Në sezonet e fundit, ata kanë qenë në gjendje t’i gëzojnë lojtarë dhe trajnerët e mëdhenj. Ideja ime është t’i mbajmë gjërat në këtë mënyrë dhe t’i bëjmë krenar për skuadrën”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/