Ernesto Valverde ka folur rreth largimit të mundshëm të sulmuesit Neymar, i cili raportohet se do të largohet prej Barcelonës.
Barcelona ka triumfuar mbrëmë në një ndeshje miqësore para fillimit të sezonit të ri në ligën elitare spanjolle me rezultat 2-1 kundër Juventusit, ku dy golat e fitores së katalonasve i realizoi Neymar.
Trajneri spanjoll ka pohuar se braziliani ka ndikim të madh në ekip dhe se është e vështirë të luhet pa të.
“Është e vështirë të luash pa Neymarin. Ne e dimë ndikimin që ka në lojë, dinamikën e grupit dhe ne e duam atë në ekip. Kjo është e qartë”, tha shkurt Valverde.
Futbollisti spekulohet se tashmë ka një marrëveshje verbale me skuadrën franceze të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/