Philippe Coutinho ka debutuar me Barceonën, por është ende në proces ta adaptimit me klubin e ri.
Transferimi rekord i Barcelonës luajti edhe të enjten duke u futur në fushë në pjesën e dytë.
Trajneri Ernesto Valverde është duke punuar që t’ia gjejë një vend në formacion, pasi në tri ndeshje sa ka luajtur e ka privuar në pozicione të ndryshme.
Kundër Valencias
Ai ishte zëvendësues dhe u fut në lojë në të djathtë, por luajti edhe në qendër , ndërsa pastaj përfundimisht më të majtë. Braziliani zëvendësoi Aleix Vidalin, i cili ishte startues kundër Valencias.
Kundër Alaves
Tifozët në Camp Nou brohorisnin për çdo kontakt të tij me topin dhe kanë shpresa të mëdha për transferimin e tyre të madh dhe më të shtrenjtë në histori. Ish ylli i Liverpoolit ishte i vëmendshëm dhe aktiv në të gjithë, duke u fokusuar në pozicionimin e tij që ishte në të djathtë.
Kundër Espanyol
E nisi në qendër përfundoi në të majtë. Nj pjesë e fushës që braziliani nxjerr më të mirën e tij.
Me Iniestan në fushë, Coutinho është i detyruar të luajë më në të djathtë, ku nuk është i kënaqur. /Telegrafi/