Telegrafi

Valverde: Ende pa u hapur afati kalimtar, për ne ka përfunduar

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka hedhur poshtë secilën mundësi që ekipi i tij të realizojë transferime.

Me Thomas Vermaelenin jashtë për një muaj dhe Samuel Umtitin jashtë fushave, zgjedhja e vetme e Barcelonës janë Gerard Pique dhe Clement Lenglet.

Por, përkundër kësaj, Valverde nuk pret transferime të reja.

“Unë jam trajneri i parë që mund ta mbyll afatin kalimtar ende pa u hapur. Deri më 1 janar tregu nuk është i hapur”.

“Por, ka klube që kërkojnë lojtarë, e të shohim si funksionon për klubet tjera”.

“Unë nuk e di për ne si do të duket, por në princip ne po punojmë me skuadrën që ekmi”.

“Shpresoj që në janar të mos e humbim ndonjë lojtar dhe të mos kërkojmë zëvëndësime”, u shpreh Valverde.

Valverde ka lëvduar transferimin e Murillos që erdhi si huazim me opsion blerje dhe tekniku thotë se kjo ndodhi për shkak se klubi nuk ishte në pozitë financiare për të bërë ndonjë transferim të ri në bazë permanente. /Telegrafi/