Ernesto Valverde e ka përjetuar rëndë humbjen nga Valencia në finale të Copa del Rey, pasi ka harruar kravatën në bankë.
Barcelona ka humbur në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia me rezultat 2-1 dhe kjo ka shkaktuar tension tek katalunasit pas eliminimit nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.
Njëri që e përjetoi më rëndë këtë humbje padyshim se ishte trajneri i Blaguranëve, Ernesto Valverde.
Valverde e harroi kravatën e tij në bankën e stadiumit Benito Villamarin pas tronditjes së madhe nga humbje në finale.
Trajneri i Barcelonës e filloi ndeshjen me kostum dhe kravatë, por, me rritjen e presionit pas dy golave të Valencias, trajneri kishte nevojë për pak ajër dhe çliroi veten duke hequr kravatën.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Marcelinos festonin në fushë, ndërsa kravata e Valverde mbeti në stol si simbolik i humbjes së Barcelonës.
Pasi la qytetin e Sevillas dhe u kthye në Barcelonë, Valverde u shfaq në konferencën për shtyp pa kravatë. /Telegrafi/