Ernesto Valverde ka thënë pas ndeshjes se Barcelona e tij gjithmonë përpiqet të dominojë takimet, pas fitores së tyre 4-2 ndaj Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti katalunas ka marrë një fitore të madhe në udhëtimin e tyre në Wembley dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin spanjoll të Barcelonës.
“Loja ishte shumë intensive, ne prisnim që të ishte kështu, por doli edhe më shumë sesa që menduam”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.
“Që nga fillimi kemi vënë veten përpara, por ata treguan karakter në lojë. Ne dominuam, luanim nga prapa dhe patëm një performancë e mirë”.
“Patëm shanse të rrisim epërsinë tonë në pjesën e dytë. Ata u kthyen me dy gola, por, për fat të mirë, e bëmë 2-4”.
“Ne patëm shanse të mjaftueshme që të mos vuajmë aq shumë, por në fund të fundit ju gjithmonë vuani në Ligën e Kampionëve”.
“Jemi ekip që gjithmonë përpiqet të dominojë dhe të marrë iniciativën. Ekipi luan gjithmonë kështu, por ndonjëherë rezultatet na shoqërojnë ose na kthejnë shpinën”.
Trajneri spanjoll pati lëvdata edhe për lojtarët e tij si Lionel Messi, Philippe Coutinho dhe Arthur, të cilët ishin ndër kryesoret në fitoren e Barçës. /Telegrafi/