Telegrafi

Valverde dënohet me vetëm një ndeshje mos-lojë pas ndërhyrjes jo-sportive ndaj Moratas

Federata Spanjolle e Futbollit e ka dënuar me vetëm një ndeshje mos-lojë mesfushorin uruguaian të Real Madridit, Federico Valverde.

Valverde bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Alvaro Morata në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Kjo ndërhyrje e mesfushorit uruguaian u ndëshkua me të kuq, por krijoi shumë polemika shkaku i mungesës së ‘fair-play’.

Lexo po ashtu Mbështetja e Simeones për Valverden në kartonin e kuq ndaj Moratas - uruguaiani ia fitoi Realit Superkupën e Spanjës

Uruguaiani bëri një faull profesional për të parandaluar shënimin e Morata atë që ka të ngjarë të kishte qenë një vendim vendimtar, pasi Los Blancos fituan në penallti.

Momenti i ndërhyrjes së Valverdes në Moratan

Tani Komiteti i Konkurrencës në Federatën Spanjolle ka marr vendim duke e dënuar lojtarin me vetëm një ndeshje mos lojë.

Kështu, Valverde do ta humb takimin e radhës së Real Madridit kundër Sevilla. /Telegrafi/