Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, thotë se Barcelona do t’ia dalë me agjendën e ngjeshur të ndeshjeve të shkurtit pasi shorti i Kupës i përballi katalanasit me Real Madridin.
Barcelona e ka fituar Kupën katër vite rresht, por duhet që të eliminojë rivalë t vëhtiër për të arritur finalen ndaj Betisit ose Valencias.
Vizita e Valencias në Camp Nou të shtunën është fillimi i shtatë ndeshjeve të vështiër në shkurt për Barcelonën.
“Një ndeshje e madhe, dy ndeshje të mëdha”.
“Është koha kur ne duhet që të luftojmë për kreun në La Liga, Ligën e Kampionëve që fillon pas pak kohësh e të tjera”.
🔊 Valverde: "I see Valencia very similar to last year, they had great success at the beginning and earned many points" #BarçaValencia pic.twitter.com/qz3KmPu65M
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 1, 2019
“Është një agjendë goxha e ngjeshur. Do të jetë gjysmëfinale shumë e ngushtë dhe nuk dua të parashikoj me përqindje. Ne jemi me besim se mund ta menaxhojmë kalendarin”.
Valverde shtoi se ai nuk do të ndërronte vendin me Diego Simeonen, ekipi i të cilit u eliminua nga Kupa e Mbretit dhe ka një listë jo aq të ngjeshur të ndeshjeve që mundëson fokusim në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/