Valtteri Bottas është fituesi i provave të para të lira në garën për Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1.
Piloti finlandez bëri një paraqitje fantastike në sesionin e dytë të provave të lira duke e përshkuar pistën e Interlagos me kohën 1 minutë 8 sekonda e 846 të mijtat.
Ai la në vendin e dytë në këtë sesion shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, me vetëm tri të mijtat më shumë, ndërkohë që shumë pranë ishte edhe Ferrari i Sebastian Vettel me 73 të mijtat më shumë se Bottas, transmeton Top Channel.
Ndërkohë që pas tij ishin dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Daniel Ricciardos, ndërsa Kimi Raikkonen nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.
Vlen të theksohet se Ricciardo u penalizua me pesë pozicione për garën e së dielës për shkak të ndërrimit të turbokompresorit që mori flakë në garën për Çmimin e Madh të Meksikës.
Gara e Brazilit është e parafundit në edicionin e sivjetmë të Formula 1 që përfundon me garën në Abu Dhabi.
Çështje e kampionit për pilotë është zgjidhur, pasi Lewis Hamilton e ka siguruar matematikisht titullin. Ka mbetur të zgjidhet vetëm çështja e titullit të konstruktorëve.