Valton Krasniqi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor.
Por, këngëtari ka publikuar sot këngën më të re, klipi i të cilit është xhiruar në ishujt Maldive.
“A ma jep”, titullohet kënga e re e këngëtarit prizrenas, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.
Tekstin e këngës e ka shkruar vet autori ndërsa është punuar në produksionin e këngëtarit.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili ka paralajmëruar edhe video të tjera në muajt në vazhdim. /Telegrafi/