Valton Krasniqi është duke punuar për projektin më të ri.
Këngëtari ka bashkëpunuar me reperin e famshëm Supasonic.
Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë në fakt. Ata kanë sjellë shumë vite më parë, saktësisht në vitin 2004 një këngë hit.
Askush nuk e ka harruar “Lei Lei”, që transmetohej në “MTV VIVA”. Artistët do të sjellin një tjetër projekt muajin e ardhshëm, që do t`ia kalojë suksesit të “Lei Lei”. /Telegrafi/