Valton Krasniqi ka ndihmuar një lypës i cili kishte humbur vetëdijen në rrugët e Prizrenit.
Fotot e realizuara nga një qytetar tregojnë momentin se si këngëtari mundohet të qetësojë lypësin teksa e largon nga rruga dhe mbledh sendet e tij.
Më vonë Krasniqi ka telefonuar Policinë dhe Ambulancën për ti ardhur në ndihmë personit të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00.