Para gjashtë muajve solli këngën “A ma jep”, i cili pati sukses të madh duke u pëlqyer prej publikut.
Sot, këngëtari ka paralajmëruar se do të publikojë këngën e re, e cila për tematikë ka dashurinë.
“Love me, Love me”, dëgjohet duke thënë Valton Krasniqi në këngën e re që do të vjen sonte.
Këngën e ka shoqëruar edhe me klip teksa shihen disa femra të bukura që shfaqen në videon e shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.
Pamjet dhe xhirimeve e video duket se janë bërë në qytetit turistik dhe shumë të vizituar – Prizren.
Ai më tepër nuk ka dhënë detaje duke ia lënë kohës që me rastin e publikimit të dalin informacionet e reja.
Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit për këtë viti i prizrenasit, i cili edhe disa të tjera do t’i sjell gjatë vitit. /Telegrafi/