Telegrafi

Valton Krasniqi me klip dhe album të ri

Valton Krasniqi do të vijë me disa projekte të reja muzikore.

Për Telegrafin këngëtari zbuloi se është në përgatitje të një videoklipi të ri veror, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Veç videoklipit Valtoni është duke punuar edhe rreth albumit të tij të ri, i cili do të përmbajë rreth dhjetë këngë.

Albumi do të përmbajë këngë me zhanre të ndryshme të punuara në bashkëpunim me muzikantët më të mirë të momentit dhe pritet që gati për publikim të jetë gjatë verës./Telegrafi/