Telegrafi

Valton Krasniqi akuzon Melinda Ademin për kopjim të këngës pa të drejtën e autorit

Melinda Ademi ditë më parë ka sjell këngën më të re në tregun muzikor shqiptar.

“Çifteli”, titullohet kënga e bukuroshes sonë dhe tashmë ka nisur të shndërrohet në një hit të momentit.

Mirëpo, duket se këngëtarja ka kopjuar këngën e fundit nga këngëtari i njohur tjetër shqiptar, Valton Krasniqi.

Ky i fundit e ka akuzuar këngëtaren përmes llogarisë personale në Instagram rreth huazimit të këngës.

“Kjo këngë me titullin Çifteli nga këngëtarja Melinda Ademi është huazuar nga kënga ime ‘Lei Lei’, e cila në vitin 2004 kam pas suksese të mëdha në Toplista si Viva MTV, ka shkruar fillimisht Krasniqi.

Ndryshe, ai më tutje ka bërë të ditur se do të merr hapa konkret në lidhje me këtë, por duke mos specifikuar se çfarë do të bëjë rreth kopjimit. /Telegrafi/