Telegrafi

Valon Zumberi bëhet me ekip të ri, kalon tek Schaffhausen në formë huazimi nga Hamburgu

Qendërmbrojtësi shqiptar, Valon Zumberi, tashmë edhe zyrtarisht është bërë me klub të ri.

21-vjeçari është transferuar në Zvicër tek ekipi i Schaffhausen-it në formë huazimi nga ekipi gjerman Hamburg.

Fillimisht ai e rinovoi kontratën me ekipin gjerman deri në vitin 2025 dhe më pas e kompletoi kalimin në elitën zvicerane tek ekipi i ri.

“21-vjeçari do t’i bashkohet Schaffhausenit në formë huazimi nga Hamburgu. Zumberi është një shtetas gjermano-kosovarë dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat tek Hamburgu. Ai është kapiteni i Kosovës U21 dhe tashmë ka luajtur 16 ndeshje në nivel ndërkombëtar”.

“Valon do të kontribuojë që mbrojtja jonë të bëhet edhe më e qëndrueshme. Pavarësisht moshës së tij të re, ai tashmë posedon cilësi të mira. Jemi të lumtur që arritëm të bindim një të Hamburgut të bëhet pjesë e jona”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit.

Zumberi do të mbajë numrin 44 në fanellë tek ekipi i ri dhe padyshim që do të jetë një vlerë e shtuar për Schaffhausenin.