Telegrafi

Valon Syla: Më sulmuan për “like” në Facebook, pasi isha më i “urryeri” në Diasporë

Gazetari Valon Syla në “Debat Plus” ka zbuluar detaje për sulmin që është bërë ndaj tij pak ditë më parë derisa po ecte rrugës.

Syla thotë se sulmi ishte i organizuar dhe ai ishte munduar ta evitojë sa më shumë që të jetë e mundur një përplasje fizike.

Gazetari tregon  se fillimisht sulmuesi e ka pyetur “a je ti Valon Syla?”, e më pas e kishte kapur për krahu dhe e ka goditur.

“Zakonisht mërgimtarët me ftojnë për kafe për të diskutuar këto gjëra që nuk pajtohemi, por nuk ka ndodhur që të më sulmojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk jam ndjerë i kërcënuar sepse ndryshe nuk do të ecja vetëm në rrugë…Ka pasur kërcënime në Facebook por nuk e kam pritur që do të organizohen për ndonjë sulm fizikë. Ndoshta e kanë bërë për llajka në Facebook pasi Valon Syla u “shpall” njeriu më i “urryer” në Diasporë”, tha ndër të tjera Valon Syla./Telegrafi/