Telegrafi

Valon Shehu ka një këshillë për Luana Vjollcën

Luana Vjollca pa dyshim që është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar dhe pavarësisht përpjekjeve shteruese për t’u bërë pjesë e muzikës ajo vazhdon të vlerësohet vetëm si prezantuese.

Valon Shehu ka këshilluar prezantuesen e “Pa limit” të merret me prezantimin, sepse nuk është këngëtare.

”Luana nuk është këngëtare. Bile edhe t’i thuash të këndojë ‘live’ këngën e saj nga fillimi deri në fund, nuk e bën dot. Për mua një këngëtar që nuk këndon dot këngën e vet nga fillimi në fund, nuk është këngëtar.

Nuk do të thotë që nuk është artiste, unë p.sh nuk prezantoj dot,” shprehu këngëtari qëndrimin e tij në fund të intervistës për “Thumb”.

Ai bëri pjesë të kësaj liste edhe Morena Tarakun. Prej kohësh ish-miss Kosova i është futur muzikës, por sipas Valonit, më mirë ‘të qëndrojë në kuadrin e një seks-simboli’.