Telegrafi

Valon Shehu dhe Erza Ramuka do të jenë prezantuesit e “Music Cover” në formatin e ri televiziv “Krejt Ka’Pak”

“Krejt Ka’pak.Show” është një format i ri televiziv në vendin tonë, që tashmë do të publikohet së shpejti.

Protagonistë të këtij programi televiziv do të jenë yjet e hit serialit komik, “O Sa Mirë”.

Ndërkohë Valon Shehu dhe Erza Ramuka janë moderatorët e pjesës “Music Cover” në kuadër të “Krejt Ka’pak.show”.

Valoni është një emër i dëshmuar në muzikë, i cili gjithmonë është mirëpritur nga publiku për projektet e tij muzikore.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun në këtë rubrikë të re dhe interesante “Krejt Ka’pak.Show”. /Telegrafi/