“Krejt Ka’pak.Show” është një format i ri televiziv në vendin tonë, që tashmë do të publikohet së shpejti.
Protagonistë të këtij programi televiziv do të jenë yjet e hit serialit komik, “O Sa Mirë”.
Ndërkohë Valon Shehu dhe Erza Ramuka janë moderatorët e pjesës “Music Cover” në kuadër të “Krejt Ka’pak.show”.
Valoni është një emër i dëshmuar në muzikë, i cili gjithmonë është mirëpritur nga publiku për projektet e tij muzikore.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun në këtë rubrikë të re dhe interesante “Krejt Ka’pak.Show”. /Telegrafi/