Site icon Telegrafi

Valon Osmani, kryetar i ri i FC Liria

Biznesmeni nga Prizreni, Valon Osmani zyrtarisht është zgjedhur kryetar i ri i klubit FC Liria.

Faqja zyrtare e klubit prizrenas ka njoftuar se pas konsultimeve të gjata me qytetarët dhe futbolldashësit e Prizrenit, Osmani iu ka përveshur punës për ri-organizimin e klubit.

Osmani ka premtuar angazhim maksimal për mbarëvajtjen e mirë të klubit.

Lexo po ashtu Liria konfirmon zyrtarisht se Rahman Kiçe nuk është më pronar

“Qëllimi ynë është puna e mirë në klub. Presim bashkëpunim nga futbolldashësit dhe mbështetje nga qytetarët e Prizrenit, Komuna e Prizrenit si dhe komuniteti i bizneseve.

“Me punë dhe plane afatgjate do të synojmë të rikthejmë klubin në mesin e më të mirëve në vend”, ka deklaruar Osmani pasi pranoi detyrën e re.

Derisa Osmani do t’i prijë FC Lirisë, faqja zyrtare ka njoftuar se në ditët në vazhdim do të informojnë edhe për aksionarët tjerë të klubit.

Kujtojmë se FC Liria këtë vit do të garoi në Ligën e Parë të Kosovës, derisa ditë më parë nga klubi është larguar pronari, Rahman Kiçe. /Telegrafi/

Exit mobile version