Valon Murtezaj është emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Vendimi për emërimin e Murtezajt në këtë pozitë tashmë është marrë dhe ai do të fillojë punën në MPJ, gjatë kësaj jave, raporton Telegrafi.
Valon Murtezaj është profesor universitar në Paris ku ligjëron lëndë që lidhen me diplomacinë dhe negocimin.
Murtezaj deri më tani ka qenë këshilltar politik për punë të jashtme i kryeministrit Isa Mustafa dhe vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/