Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se stafi i tyre janë mirë në Suedi, por ai tha se akoma nuk dihet për identitetin e viktimave nga sulmin që ndodhi atje.
“Sot ka ndodhur një akt që dyshohet të jetë terrorist ku ka të vdekur dhe të plagosur. Stafi i ministrisë sonë në Stokholm janë shëndosh e mirë”.
“Akoma nuk dihet për identitetin e viktimave”.
“Një vend si Suedia nuk është kursyer nga një sulm i tilla dhe kjo tregon se terroristët nuk zgjedhin se kënd do ta sulmojnë”.
Murtezaj këto komente i ka bërë në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës.
Deri tash pesë persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi që dyshohet të jetë terroristë, ndërsa vetëm një person është arrestuar nga autoritetet suedeze.