Site icon Telegrafi

Valon Murati takon Çedomir Jovanoviq-in, e cilëson politikan të guximshëm

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati ka theksuar se të premten ka takuar kryetarin e Partisë Liberal – Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq.

Ai në profilin e tij në Facebook e ka cilësuar Jovanoviq si politikanin më të guximshëm serb, i cili sipas tij, është politikani që në Serbi është deklaruar pro pavarësisë së Kosovës.

“Me Jovanoviq biseduam për raportet në mes të dy vendeve dhe të dy popujve. Unë nga ana ime, ia shpjegova konceptin e Lëvizjes për Bashkim mbi bisedimet politike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nevojës që principi i reciprocitetit të zbatohet në zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe shqiptarëve e serbëve”, ka shtuar Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version