Site icon Telegrafi

Valon Murati kujton Hyzri Tallën, Ilir Durmishin e Afrim Maliqin në 20 vjetorin e rënies (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në 20 vjetorin e rënies kujtoi dëshmorët  Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në historinë e luftës sonë çlirimtare të LKÇK-së e UÇK-së, lartë do të qëndrojë emri i Hyzriut, si një prej figurave qendrore të organizimit të luftës çlirimtare jo vetëm në Zonën Operative të Llapit, por edhe në atë të Shalës e Karadakut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që deri në ditën kur ranë heroikisht ishin në shërbim të organizimit e luftës çlirimtare Ilir Durmishit dhe Afrim Maliqit”.

Postimi i plotë i Muratit:

“Sot nderuam dëshmorët e shokët tanë Hyzri Tallën, Ilir Durmishin e Afrim Maliqin. Në historinë e luftës sonë çlirimtare të LKÇK-së e UÇK-së, lartë do të qëndrojë emri i Hyzriut, si një prej figurave qendrore të organizimit të luftës çlirimtare jo vetëm në Zonën Operative të Llapit, por edhe në atë të Shalës e Karadakut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që deri në ditën kur ranë heroikisht ishin në shërbim të organizimit e luftës çlirimtare Ilir Durmishit dhe Afrim Maliqit. Eltës, Elsës e Bardhit sot më shumë se t’i ngushëllojmë u thamë se duhet të qëndrojnë të fortë e krenar për baballarët e tyre, të cilët me mungesën e tyre çdo ditë na e dëshmojnë sesa e shtrenjtë është liria që e kemi sot. Nderim i përjetshëm për Hysin, Ilirin e Afrimin”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version