Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë sot në orët e paraditës.
Lajmin e konfirmuan edhe në QKUK, të cilët thanë se ai nuk i ka mbijetuar sulmit që pësoi në zemër.
E kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ishte me kryetarin e FFK-së kur pësoi sulmin.
“Fëmijët sot kanë Mesin e Ronaldon. Ne idhull kishim Fadil Vokrrin. I trishtuar që nuk i mbijetoi sulmit. Edhe më i trishtuar, që isha dëshmitar i kësaj beteje. Le t’i prehet shpirti në paqe!”, ka shkruar Murati.
Fadil Vokrri ndërroi jetë sot, pas një sulmi kardiak. Vdekja e tij ka tronditur jo vetëm spektrin e futbollit kosovar. /Telegrafi/