Telegrafi

Valon Berisha zgjidhet lojtari i muajit te Lazio

MARSEILLE, FRANCE - OCTOBER 25: Valon Berisha of SS Lazio in action during the UEFA Europa League Group H match between Olympique de Marseille and SS Lazio at Stade Velodrome on October 25, 2018 in Marseille, France. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Valon Berisha është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Pas lëndimit të pësuar që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj, mesfushori nga Kosova ka qenë vendimtar në ndeshjet e Lazios.

Kësisoj ai është shpërblyer edhe si futbollisti i muajit tetor tek klubi i famshëm italian.

Sondazhi ka qenë i hapur në faqen zyrtare të Lazios, ndërsa Berisha fituar në konkurrencë me Ciro Immobilen dhe Savic.

Reprezentuesi i Kosovës ka marrë 12,224 vota duke lënë mbrapa sulmuesin italian.

Ka qenë faqja e Lazios që e ka publikuar foton e Valonit duke e komplimentuar atë për çmimin e fituar.

Lazio në ndeshjen e ardhshme do të luaj në Olimpico ndaj Spalit. /Telegrafi/