Telegrafi

Valon Berisha me probleme muskulore pas debutimit me Fortuna Dusseldorf

Valon Berisha ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij, duke e lënë Lazion për t’u transferuar në Bundesligë te Fortuna Dusseldorf.

Mesfushori i Përfaqësuese së Kosovës, debutoi menjëherë me klubin e ri në barazimin 1-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Mirëpo, mesfushori do të përballet menjëherë me probleme fizike.

Sipas mediave gjermane, Dusseldorfi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit të rritur në Norvegji për ndeshjen e rundit të 16-të të Kupës së Gjermanisë kundër ekipit nga liga e tretë gjermane, Kaiserslautern.

Mungesën në ndeshjen që zhvillohet të martën e ka konfirmuar trajneri Uwe Rosler.

“Valoni ka probleme muskulore dhe do të qëndrojë në shtëpi. Mirëpo, vrapimet e tij në ndeshjen e fundjavës ishin fantastike”, deklaroi sot trajneri i ri i Dusseldorfit, Uwe Rosler.

Klubi gjerman shpreson që ta ketë në dispozicion Berishën fundjavën e ardhshme në Bundesligë ndaj Wolfsburgut. /Telegrafi/