Site icon Telegrafi

Valon Berisha pas humbjes nga Jordania: Pësuam gola nga asgjë

Kosovës është mposhtur në shtëpi nga Jordania me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Pas humbjes ka folur mesfushori Valon Berisha, i cili ishte i zhgënjyer me rezultatin.

“Do të donim të kishim një rezultat më pozitiv”.

“Të gjithë duhet të nisen nga vetja, kur luan për Kombëtaren duhet të japësh maksimumin, edhe pse unë mendoj se e kemi dhënë maksimumin”.

“Ata shënuan gol nga asgjë – një devijim hyri gol. Ne tentuam të ngjallemi të kthejmë rezultatin. Por nuk hynte topi dhe në fund gabimet personale dhe ata shënuan sërish”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version