Valon Berisha ka dhënë një mesazh të madh para ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.
Dy përfaqësueset do të takohen të enjten e 8 tetorit nga ora 20:45 në Shkup në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit në Ligën e Kombeve.
Mesfushori i Kosovës ka theksuar edhe një herë rëndësinë e kësaj ndeshjeje përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Kosova luftë dhe sfidë e madhe po na pret, së bashku çdo send është e mundshme”, ka shkruan Valon Berisha.
Kosova tashmë ka arritur në një hotel në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të pushojë deri në prag të ndeshjes.
Lojtarët kanë kënduar së bashku me Dardanët në Han të Elezit, aty ku u është konfirmuar mbështetja e madhe.
Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/