Site icon Telegrafi

Valon Bela me dy padi penale

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në pyetjen e Alsat-M, është përgjigjur shkurt se Bela është shkarkuar dhe se më nuk është këshilltar komunal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

E gjithë kjo ndërlidhet me incidentin që ndodhi në komunën e Çairit më 9 qershori, dhe për të cilën Ministria e punëve të brendshme deri tani ka marrë në pyetje disa persona, për tetë prej të cilëve dyshon se kanë marrë pjesë në incident.

“Në SPB-Shkup në bisedë informative janë ftuar më shumë persona, tetë prej të cilëve dyshohen se janë kryerësit e veprës. Pas hetimit të plotë të rastit do të ngrihen edhe padi penale”, ka bërë të ditur MPB.

Sipas Alsat-M, pas marrjes në pyetje, policia ka informuar Prokurorinë në formë të shkruar se Valon Bela është i përfshirë në dy vepra penale, armë mbajtje pa leje dhe kërcënim. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të dy personave të cilët ende nuk janë gjetur për tu marrë në pyetje.

Prokuroria publike ende nuk kanë dhënë asnjë informatë për rastin e kërcënimit të Mexhitit./Telegrafi/

Exit mobile version