Telegrafi

Valon Behrami i jep fund beqarisë, martohet me zviceranen Lara Gut

Valon Behrami më nuk mund të hyjë në radhët e meshkujve që janë beqar.

Mesfushori i kombëtares zvicerane i ka dhënë fund të qenit i pamartuar gjatë ditës së djeshme.

Mitrovicasi i ka thënë Po kurorëzimit me skitaren e famshme e Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë në lidhje.

Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet i veshur në kostume të zeza gjersa biondina në vellon e nuses.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, ka shkruar ndër të tjerash Behrami në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu E dashura e Valon Behramit rrëmben vëmendjen e mediave, duket atraktive teksa bën tifo për të dashurin

Theksojmë se Lara dhe Valoni janë cilësuar si çifti i përkryer nga mediat zvicerane, të cilat i kanë përcjell hap pas hapi.

Ndryshe, 33-vjeçari tashmë ka qenë i martuar me Elena Bonzanni, me të cilën ka vajzën Sofia Behrami. /Telegrafi/