Valon Behrami më nuk mund të hyjë në radhët e meshkujve që janë beqar.
Mesfushori i kombëtares zvicerane i ka dhënë fund të qenit i pamartuar gjatë ditës së djeshme.
Mitrovicasi i ka thënë Po kurorëzimit me skitaren e famshme e Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë në lidhje.
Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet i veshur në kostume të zeza gjersa biondina në vellon e nuses.
“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, ka shkruar ndër të tjerash Behrami në rrjetet sociale.
Theksojmë se Lara dhe Valoni janë cilësuar si çifti i përkryer nga mediat zvicerane, të cilat i kanë përcjell hap pas hapi.
Ndryshe, 33-vjeçari tashmë ka qenë i martuar me Elena Bonzanni, me të cilën ka vajzën Sofia Behrami. /Telegrafi/