Valon Behrami pritet të rikthehet sërish në Serie A, për të lënë pas dy vitesh Watfordin e Anglisë.
Është skuadra e Genoas që po kërkon shërbimet e mesfushorit nga Mitrovica, por me nënshtetësi të Zvicrës, shkruan “ligurianotizie.it”, raporton Gazeta Olle.
Behrami kishte luajtur në Genoa në vitet 2003-2005, ku ishte mjaft i dashur te tifozët.
Kampionati italian nuk është i panjohur për kosovarin, andaj operacioni është shumë i mundshëm.