Udinese më nuk mund të llogarisë në mesfushorin shqiptar, Valon Behrami.
Ky i fundit ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër skuadrës së Milanit.
Ai ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë dhe kështu do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit të Serie A.
Lojtari u dëmtua gjatë një dueli ajror me kundërshtarin gjersa për lëndimin ka folur edhe drejtori sportiv i klubit Friuli, Daniele Prade.
“Mendjet tona janë me Valonin. Ai meriton të mbështetet pas lëndimit të kyçit të këmbës”, tha drejtori Prade.
Ndryshe, kontrata e ish-reprezentuesit zviceran me italianët përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë karrierën në Serie A. /Telegrafi/
🎙 #Pradè: “Il primo pensiero mio e di tutta la squadra va a @ValonBera, che ha fatto una grandissima gara. Ha tenuto in piedi la partita da solo, merita il nostro più grande in bocca al lupo per un infortunio alla caviglia che sembra essere serio".#ForzaValon #NeverGiveUp pic.twitter.com/UBr9akomba
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) April 2, 2019