Telegrafi

Valon Behrami afër transferimit te Sioni

Valon Behrami (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mesfushori shqiptar i Udineses, Valon Behrami është në prag të nënshkrimit me klubin zviceran, FC Sion, një marrëveshje dyvjeçare pasi bisedimet mbi rinovimin e kontratës me italianët u zvarriten.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, mesfushori shqiptar nuk arriti të arrijë një marrëveshje me Udinesen për rinovimin e kontratës.

Kështu, Behrami ka vendosur të bashkohet me skuadrën zvicerane, Sion, të cilët i ofruan atij një marrëveshje dyvjeçare me mundësinë për t’u bërë trajner në të ardhmen.

Lexo po ashtu Valon Behrami refuzon shumë para nga Katari, afër rikthimit në Zvicër

34-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit në Udine pasi u bashkua nga Watfordi për dy milion euro më 2017, duke bërë 39 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në Dacia Arena.

Behrami gjatë një dueli me Marcelo Brozovicin (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Behrami kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serie A, duke luajtur për skuadra si Genoa, Hellas Verona, Fiorentina, Lazio dhe Napoli.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka arritur të fitojë edhe Kupën e Italisë me Napolin në sezonin 2013-2014. /Telegrafi/