Telegrafi

Valon Bajrami arrin marrëveshje me Hajvalinë

Mesfushori prishtinas më parë ka luajtur për ekipet si KEKu, Fushë Kosova, Flamurtari dhe Drenica.

Bajrami gjashtë muajt e fundit nuk ka ushtruar fare, ai ka bërë një pauzë të shkurtër nga futbolli, por tani është bashkuar me skuadrën e re dhe ka filluar stërvitjet.

Hajvalia në fund të këtij muaji, pritet të udhëtojë drejt Strugës së Maqedonisë për të zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve./Telegrafi/