Telegrafi

Valmir Veliu pëson lëndim serioz në përplasje me Diar Miftarajn

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Momente frikë ka pasur për disa minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, si pasojë e një lëndimi mjaft serioz të Valmir Veliut.

Futbollisti i Llapit pësoi një tronditje nga përplasja me Diar Miftarajn dhe nxiti friki te lojtarët, stafi dhe gjithë tifozët.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

U nevojit ndërhyrja e stafit mjekësor emergjent për t’ia dhënë ndihmën e parë lojtarit mysafir.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Fillimisht, ai e kishte humbur vetëdijen dhe është intervenuar me oksigjen dhe më pas i është kthyer vetëdija pas ndihmës mjekësore.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” hyri edhe autoambulanca, me të cilën më pas Veliu u transportua drejt emergjencës.

Në ndërkohë, nga informatat e para nga ekipi mjekësor, bëhet e ditur se gjendja e futbollistit është e qëndrueshme. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)