Site icon Telegrafi

Valmir Veliu: Ka qenë paraqitje e mirë, duam rezultat pozitiv edhe ndeshjen e radhës

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka luajtur pa gola 0-0 përballë Sllovenisë U21.

Të besuarit e Albert Bunjakut në 45 minutat e dytë u treguan më të mirë dhe më të rrezikshëm për kundërshtarët.

Lojtari kryesor i Kosovës U21, Valmir Veliu bëri disa depërtime, por pa arritur të gjejë golin ose asistimin për Dardanët.

Veliu pas ndeshjes ka thënë se ishte një paraqitje e mirë, derisa deklaroi se me trajnerin Albert Bunjaku ndihet më mirë se me ish-trajnerin Michael Nees.

“Ka qenë një paraqitje e mirë edhe pse nuk kam shënuar ose asistuar, ka qenë një ndeshje e mirë. Shpresoj që ndeshjen e radhës të shënoj ose asistoj”.

“Trajneri Albert Bunjaku më ka dhënë më shumë hapësira dhe më ka liruar nga presioni, por unë do të luaj kudo që kërkon trajneri”, tha Veliu.

Ndeshja e radhës e KosovësU21 është përsëri ndaj Sllovenisë, ku kësaj radhe luajnë në Ljubjanë.

“Në ndeshjen e ardhshme synojmë që të marrim rezultat pozitiv përsëri ndaj Sllovenisë”, deklaroi Veliu. /Telegrafi/

Exit mobile version