Site icon Telegrafi

Valmir Veliu hap llogarinë e golave me Gaziantepin, shënon gol të bukur ndaj Adana Demirspor

Sulmuesi i Kosovës, Valmir Veliu ka hapur tashmë llogarinë e golave me ekipin e tij të ri nga Turqia, Gaziantep.

Veliu kompletoi para më pak se dy javë transferimin e tij nga Llapi te Gaziantepi, pas formës së mirë të treguar në sezonet e fundit në Superligën e Kosovës.

Reprezentuesi i Kosovës U-21 është inkuadruar menjëherë tek klubi i ri duke luajtur në disa ndeshje miqësore.

Se forma e tij është e lartë dhe talenti nuk mungon e tregon edhe fakti se Veliu tashmë ka gjetur golin e parë me klubin nga Superliga e Turqisë.

Veliu ka shënuar sot (e premte) në ndeshjen miqësore që Gaziantep po e zhvillon ndaj Adana Demirspor, ku luan edhe Mario Balotelli.

21-vjeçari llapjan ka shënuar një gol të bukur pas një depërtimi të shpejtë duke i dhënë ekipit të tij epërsi 1-0.

Ky gol i Veliut erdhi në minutën e 22-të dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version