Telegrafi

Valmir Veliu gjen golin e parë në Superligën e Turqisë

Anësori i Gaziantep, Valmir Veliu ka gjetur golin e parë me fanellën e këtij klubi në Superligën e Turiqsë.

Në ndeshjen që po zhvillohet mes Giresunspor dhe Gaziantep ai barazoi shifrat në 1-1.

Zhvillohej minuta e 56-të kur Veliu mori një top në hyrje të zonës, me një lëvizje me trup doli i vetëm me portier për të shënuar për barazimin e rezultatit.

Veliu e nisi nga minuta e parë takimin, ndërsa u zëvendësuan në minutën e 69-të.

Golin për Giresun e shënoi Serginho që dikur ka luajtur te Hajvalia në Kosovë, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Shkupi, Skënderbeu dhe Laçi.

Veliu në verë kaloi nga Llapi te klubi i Superligës së Turqisë, ku dal nga dal po tregon vetën. /Telegrafi/