Një grua shtatzënë u qëllua për vdekje në skenë, kur ajo nuk pranoi për të vallëzuar me një mysafir të dehur gjatë një martesë në Indi.
Kulvinder Kaur, 25, u qëllua me një armë gjahu derisa ajo ishte duke kërcyer së bashku me trupën e saj të valleve, në një martesë Punjab, përcjell Telegrafi.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Kulvinder, e cila ishte dy muaj shtatzënë, u qëllua në kokë në natën e shtunë dhe vdiq në një spital në Bathinda në jug të Punjabit.
Burri i saj, Rajinder Singh, ka thënë se ajo punonte si një balerinë dhe koreografe, kryesisht nëpër dasma.
Sipas tij, vrasësi, i cili ishte një mik i dhëndrit, kishte qenë i dehur dhe u zemërua kur atij dhe shokëve të tij u tha se nuk janë të lejuar për tu ngjitur në skenë për të vallëzuar me Kulvinder dhe trupën e saj.
Në një video të incidentit, të bërë nga një telefon celular, shihet Kulvinder – me një fustan të bardhë – dhe tre gra të tjera vallëzimi në skenë. /Telegrafi/