Telegrafi

Valltaret ekzotike në ceremoninë mortore, për të tërhequr sa më shumë pjesëmarrës! (Video)

Gjatë përcjelljes së një funerali në Kinë, të pranishmit kanë mbetur të befasuar kur në sallë kanë dalë dy valltare ekzotike.

Vajzat e veshura me rrobe të shkurtra dhe çizme të gjata, kanë vallëzuar pranë arkivolit ku ndodhej burri i njohur vetëm si Jian. Ato kanë bërë lëvizje provokative, teksa ndiqnin ritmin e muzikës, transmeton Telegrafi.

Derisa në sfond shndrisnin drita shumëngjyrëshe, ato i dridhnin të pasmet dhe gjoksin para përcjellësve.

Mësohet se ky vallëzim i pavend, është kërkuar nga familjarët e të ndjerit në mënyrë që ai të ketë sa më shumë përcjellës para se të dërgohet për në banesën e fundit. /Telegrafi/

https://youtu.be/hehoivoZptA