Gjatë përcjelljes së një funerali në Kinë, të pranishmit kanë mbetur të befasuar kur në sallë kanë dalë dy valltare ekzotike.
Vajzat e veshura me rrobe të shkurtra dhe çizme të gjata, kanë vallëzuar pranë arkivolit ku ndodhej burri i njohur vetëm si Jian. Ato kanë bërë lëvizje provokative, teksa ndiqnin ritmin e muzikës, transmeton Telegrafi.
Derisa në sfond shndrisnin drita shumëngjyrëshe, ato i dridhnin të pasmet dhe gjoksin para përcjellësve.
Mësohet se ky vallëzim i pavend, është kërkuar nga familjarët e të ndjerit në mënyrë që ai të ketë sa më shumë përcjellës para se të dërgohet për në banesën e fundit. /Telegrafi/
https://youtu.be/hehoivoZptA