Telegrafi

Valltares së moshuar, i plotësohet ëndrra në moshën 90-vjeçare (Video)

Publiku dhe juria në America’s Got Talent, kanë mbetur të mahnitur me një valltare të moshuar, dhe aftësitë e saj për vallëzim.

Dorothy që ka 90-vjet, ka hipur në skenë e veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë, por dukja saj ka ndryshuar shpejtë, sapo ajo ka filluar t’i tregojë lëvizjet dhe rrotullimet, përcjell Telegrafi.

Pasi publiku janë ngritur në këmbë duke e duartrokitur, ajo ka thënë se kishte pritur gjithmonë këtë ditë, për të dalë në skenë.

Shikoni në fund të videos, befasinë që i ka bërë drejtuesi i emisionit, valltares që e ka kaluar raundin e parë të konkurrimit. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=WLh6qqJRELA