Arkiva Qendrore e Shtetit, ka përcjell një video ku grupi folklorik i krahinës së Devollit ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 1957 në Moskë.
Festivali Ndërkombëtar i Rinisë së asaj kohe, nderoi Shqipërinë me Çmimin e dytë duke vlerësuar secilin prej artistëve.
Aktiviteti zgjati në segmentin kohor 28 korrik-11 gusht 1957, dhe pati mundësi që të njihej me një ndër thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Vallja devolliçe është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare, ndërsa krahina e Devollit shquhet për vlerat folklorike, ku në historinë e saj janë shënuar balada, ninulla, këngë, valle, zakone dhe rite.
Këto gjenden të përshkruara edhe në letrat e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili një pjesë të gjerë të krijimtarisë së tij letrare ia kushtoi vendlindjes. /TemA/
https://youtu.be/1ZS_CT6-BbE