Telegrafi

Vallëzojnë jashtë klubit të natës sepse iu ndaluan hyrjen, shumë femra i bashkëngjiten ahengut (Video)

Pasi nuk i kishin lejuar të hynin në një klub nate në Newcastle të Anglisë, dy të rinj kanë nisur të vallëzojnë përjashta.

Ata janë pëlqyer shumë nga disa kalimtare, të cilat iu kanë bashkëngjitur menjëherë këtij ahengu të vogël, transmeton Telegrafi.

“Kjo më kthen besimin në njerëzimin, mos harroni të bëni qejf”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Rasti është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social, teksa shumë pronarë lokalesh kanë kërkuar që t’i kenë mysafirë këta të rinj energjikë. /Telegrafi/