Site icon Telegrafi

Vallëzoi për një orë e gjysmë herët në mëngjes, askush nuk po e njeh turistin misterioz (Video)

Jules Lee është pronari i një moteli në Isle of Arran të Skocisë, që e ka filmuar një turist misterioz, që vallëzoi për një orë e gjysmë, në orët e hershme të mëngjesit.

Në atë hapësirë nuk është dëgjuar ndonjë muzikë, ndërsa largësia prej nga u filmua, nuk duket nëse ka dëgjuese në vesh, transmeton Telegrafi.

“Mund të krijojë ndonjë trend të ri, të zgjuarit herët në mëngjes dhe vallëzimit pandërprerë”, ka thënë Lee.

Ende nuk dihet se kush është ai njeri, që besohet se ka kaluar shumë mirë një natë më parë, ndërsa të nesërmen, nuk ka dashur ta ndalonte ahengun. /Telegrafi/

https://youtu.be/_JGSyQNHKzs

Exit mobile version