Victoria Beckham e ka festuar debutimin e saj si dizajnere në Javën e Modës në Londër duke vallëzuar nën ritmet e këngës së “Spice Girls”, “Spice Up Your Life”.
Edhe pse ajo është një kundërshtare e madhe e ribashkimit të grupit të vajzave, megjithatë nuk e ka harruar koreografitë vallëzuese të bendit të famshëm.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, gruaja e David Beckham ka vallëzuar në ritmet e këngës së ish-grupit të popullarizuar.
“Spice Girls” ka qenë një grup i vajzave i formuar në vitin 1994. Grupi përbëhej nga Melanie Brown (‘Scary Spice’), Melanie Chisholm (‘Sporty Spice’), Emma Bunton (‘Baby Spice’), Geri Halliwell (‘Ginger Spice’) dhe Victoria Beckham (‘Posh Spice’).
Ato nënshkruan me Virgin Records dhe në vitin 1996 publikuan këngën debutuese “Wannabe”, e cila kryesoi top-listat në 37 vende të ndryshme, kështu që grupi arriti sukses global.
Albumi debutues, “Spice”, u shit në më shumë se 31 milionë kopje duke u bërë albumi me më së shumti shitje i një grupi të femrave në histori.
Grupi ndërpreu bashkëpunimin në vitin 2000, ndërsa “Spice Girls” janë ribashkuar në disa raste për evenimente të caktuara.
Mirëpo, përkundër thashetheme për një turne të ri, Victoria vazhdon ta kundërshtojë ribashkimin e vajzave të famshme. /Telegrafi/